Itali, Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit!

19 nëntor 2023 | 18:47

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një nënë e re me origjinë shqiptare, është hedhur nga dritarja e banesës së saj, ku jeton me partnerin dhe fëmijët e vegjël, për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti 40-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies me kodin maksimal të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Arsyeja, sipas mediave italiane, mendohet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, po kërkon nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja…