Italia dhe Belgjika në finalet e Ligës së Kombeve

18 nëntor 2020 | 22:55

Italia e Belgjika i kanë fituar grupet e tyre duke kaluar në finalet e Ligës së Kombeve.

Italia sonte triumfoi 2:0 si mysafire e Bosnjë-Hercegovinës, duke përfunduar në vend të parë në Grupin 1 të Ligës A. Andrea Belotti (22’) dhe Domenico Berardi (68’) i realizuan golat për Italinë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Holanda triumfoi 2:1 si mysafire e Polonisë. Italia ka përfunduar me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve, një më tepër se Holanda e pesë më tepër se Polonia. Nga Liga A ka rënë Bosnjë e Hercegovina që i ka fituar vetëm dy pikë.

Belgjika në anën tjetër e ka siguruar vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A. Belgjika fitoi 4:2 në shtëpi ndaj Danimarkës, raporton “Koha.net”. Youri Tielemans (3’), Romelu Lukaku (56’, 70’) dhe Kevin de Bruyne (88’) shënuan për Belgjikën, ndërsa Jonas Wind (17’) dhe Thibaut Courtois (87’ autogol) për Danimarkën. Në ndeshjen tjetër të grupit Anglia fitoi 4:0 në shtëpi ndaj Islandës.

Belgjika e ka fituar grupin me 15 pikë, pesë më tepër se Danimarka që përfundoi në vend të dytë. Anglia po ashtu si e treta i ka mbledhur dhjetë pikë, ndërsa Islanda ka mbetur pa pikë. Në finalet e Ligës së Kombeve gjenden edhe Spanja e Franca, që i fituan mbrëmë grupet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Moldavinë (1-0),…