Italia dhe Mali i Zi e nisin mbarë Botërorin
25 gusht 2023
| 13:55
Italia e ka mposhtur Angolën në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror.
Italianët shënuan fitore me rezultat 81-67, kështu duke e nisur mbarë garën. Më i dalluari në fitoren e Italisë, ishte Simone Fontecchio, me 19 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Kombëtarja italiane në takimin tjetër përballet me Republikën Dominikane.
Mali i Zi, ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror, që nisi nga sot. Kombëtarja malazeze në grupin D mposhti atë të Meksikës me rezultat 91-71. Më i dalluari në ndeshje ishte Nikola Vuçeviq, me 27 pikë, 10 kërcime dhe një asistim. Mali i Zi në ballafaqimin tjetër ndeshet me Egjiptin.