Italia do ta formojë qeverinë e re pa Matteo Salvinin
29 gusht 2019
| 12:01
Italia është gati që ta formojë një qeveri të re që nuk do të ketë liderin e partisë ekstreme anti-emigrante Lega Nord, Matteo Salvini.
Në fillim të muajit, Salvini ishte munduar ta rrëzojë Qeverinë në mënyrë që të poziciononte veten si kryeministri i ardhshëm i vendit. Por kjo lëvizje e tij duket se mund të lërë atë jashtë pushtetit.
Këto veprime do të ndalojnë krizën politike në këtë vend. Ato kanë filluar para një jave kur kryeministri Guiseppe Conte ka dhënë dorëheqje para ballafaqimit me një votë të mirëbesimit duke përfunduar qeverisjen 14 mujore.
Tani dy rivalët politikë kanë arritur një marrëveshje që të formojnë një koalicion të ri deri të mërkurën dhe në këtë mënyrë do të evitojë zgjedhjet.