Italia do të jetë më ndryshe

10 maj 2020 | 10:41

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karantinë. Po, mund të shkojmë në det, në mal, mund t’i shijojmë qytet tona, edhe pse këtë vit do të jetë ndryshe me rregulla dhe me shumë kujdes”, kështu është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte.

Kujtojmë se Italia është ndër vendet evropiane më të goditura nga Covid-19 por, fatmirësisht, numri i viktimave ditore të shkaktuar nga ky virus është ulur shumë.

Italia tashmë ka hyrë në fazën e hapjes nga masat shtrënguese të ndërmarra, por dilema është nëse njerëzit do ta shijojnë dot verën pasi kanë rreth tre muaj në izolim.

“Ne presim evoluimin e kornizës epidemiologjike për të dhënë indikacione të sakta në data dhe programin gjatë muajve të verës. Por muajt në vijim do të jenë të vështirë”, ka thënë Conte “Corriere della Sera”.

Ai foli edhe për krizën ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi. “Do të kemi një rënie të prodhimit të brendshëm bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, nënvizoi ai.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duart tona”, u shpreh kreu i qeverisë italiane. / Top Channel

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natyra apo njeriu? Shumë pikëpyetje janë ngritur lidhur me prejardhjen…