Italia do të vendos VETO ose të hapen negociatat edhe për Shqipërinë ose asnjëra në BE
Pas përfundimit të diskutimit në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, nuk ka ndryshim të qëndrimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave.
Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Megjithatë më komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.
Siç mëson TS nga burimet diplomatike, Italia mund të vendos VETO në hapjen e negociatave, ose të dyja së bashku, Shqipëria dhe Maqedonia ose asnjëra.
Kjo VETO mund të jetë pasi Shqipëria dhe Italia gjithnjë i kanë pasur raportet fqinjësore të mira, dhe Italia dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë duke punuar intensivisht për të përmbushur kushtet e përcaktuara.
Në veçanti, Maqedonia, ndryshoi emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund një konflikti shumë-vjeçar me Greqinë, ishte ky ndryshimi i emrit që ishte një nga kushtet e rëndësishme për pranimin e Maqedonisë Veriore në BE.
Për më tepër, Maqedonia Veriore po lufton intensivisht me korrupsionin, dhe autoritetet shqiptare janë duke kërkuar të ulin korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë vendet e vetme që presin anëtarësimin në BE.
Vendet kandidate janë gjithashtu Turqia (kandidat që nga viti 1999, filloi negociatat e pranimit në 2005), Mali i Zi (kandidat nga viti 2010, negociatat që nga viti 2012), Serbia (vendi kandidat që nga viti 2012, filloi negociatat e pranimit në 2014), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë në pritje të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.