Italia e fortë për Francën, fiton edhe Belgjika
06 shtator 2024
| 23:04
Italia e ka nisur me fitore të madhe sezonin e ri në Ligën e Kombeve, pasi triumfuan 3-1 në udhëtim te Franca.
Pas vetëm një minute lojë, Gjelat kaluan në epërsi me golin e Bradley Barcolas.
Por, Azzurët nuk u dëshpëruan dhe filluan spektaklin e tyre.
Federico Dimarco u asistua prej Sandro Tonalit, për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 30-të.
Mario Retegui asistoi te Davide Frattesi në minutën e 51-të, që përmbysi shifrat në 2-1.
Për të vulosur fitoren e Belgjikës u përkujdes Giacomo Raspadori (74’), me një asistim të Udogie për 3-1.
Fitore po aq të thellë shënoi edhe Belgjika, që mposhti Izraelin, ku ndajnë kreun me italianët në Grupin A, përkatësisht Grupi 2.