Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, Conte: Mos u dorëzoni, do t’ia dalim

15 mars 2020 | 15:21

Trajneri i Interit Antonio Conte u ka bërë një mesazh të gjithë bashkëkombësve të vet duke i këshilluar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit COVID-19.

Përmes një videomesazhi, trajneri i klubit zikaltër shprehet: “Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat. Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. MOS U DORËZONI”.

Ky mesazh vjen pasi Itali është shteti i dytë në botë i goditur nga koronavirusi pas Kinës me mbi 1400 viktima dhe 21 mijë të prekur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Selmani nga Shoqata e Mullisëve, ka bërë thirrje që…