Italia e hapur për turistët, hiqet karantina për të huajt

31 maj 2020 | 09:28

7 milionë italianë do të zgjedhin muajin qershor për të shkuar me pushime. Ky është rezultati i një analize të bërë nga shoqata e njohur “Coldiretti”, pas konfirmimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve mes rajoneve duke nisur nga 3 qershori.

Turizmi pritet të jetë kryesisht vendas, për shkak të vetos së vendosur nga shumë shtete të frekuentuara nga italianët gjatë pushimeve verore. Megjithatë shteti fqinj është i hapur edhe për vizitorët e huaj.

Për të nxitur këtë ka hequr rregullin e karantinës për turistët që vijnë nga vendet e zonës Shengen, por sigurisht mbyllja e kufirit nga Greqia, Kroacia dhe Austria ka nxitur një reagim mjaft të ashpër të Italisë.

“Në këto ditë kam dëgjuar shumë për Italinë. Nuk më duket se është momenti për të bërë polemika, por një gjë dua ta them në mënyrë të qartë: Kërkojmë respekt. Nëse dikush mendon se mund tw na trajtojë si ishull i kufizuar, atëherë ta dijë se nuk do të qëndrojmë duarkryq”, u shpreh Luigi Di Maio.

Ministri i Jashtëm italian shton se duhet një kundërpërgjigje e përbashkët europiane sa i përket rihapjes së kufijve. Në të kundërt, Di Maio paralajmëron për rrezikim të shpirtit unifikues të Bashkimit Europian dhe të projektit politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë e zezë për futbollin shqiptar. Futbollisti i akademisë…