Italia e mirëpret vendimin e qeverisë për mallrat serbe: Qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen
08 tetor 2024
| 16:35
Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikëkalimit kufitar në Merdare për mallrat nga Serbia.
Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.
“Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal, të paraparë nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE-, i inkurajuar nga Plani i Rritjes”, ka thënë ambasada italiane.
Italia ka theksuar se qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen.