Italia frikësohet nga tërmeti, i mbyllë shkollat për dy ditë

10 mars 2023 | 08:00

Ministria e Arsimit në Itali ka marrë vendimin t’i mbyllë shkollat në zonën e Perugias për dy ditët e ardhshme, si masë sigurie pas tërmeteve të forta që goditën gjatë ditës së enjte zonën.

Kujtojmë se Italia u godit nga tre tërmete gjatë ditës së djeshme. Epiqendra ishte në zonën e Umbrias.

I pari u regjistrua në orën 16:05, me magnitudë 4.4, i dyti në orën 20:08, me manitudë 4.6 dhe i treti pak minuta më pas me magnitudë 4.2.

Pak më parë shërbimi i mbrojtjes civile italiane bëri me dije se nuk ka të lënduar apo dëme të rënda materiale.

Shumë banorë, megjithatë, në rajonin e Umbrias, pas këtyre lëkundjeve, dolën në rrugë dhe nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për arsye sigurie, u evakuan katër ndërtesa, në të cilat banojnë gjithsej tridhjetë persona. Edhe Universiteti i Perugias do të qëndrojë i mbyllur nesër dhe pasnesër.

Së fundmi, mediet vendase theksojnë se ky rajon i Italisë qendrore është veçanërisht sizmik dhe se mund të ndodhin tërmete më të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, pretendon se…