Italia heq karantinën për turistët

17 maj 2021 | 13:25

Turistët po kthehen gradualisht në qytetin lagunë të Venecias, pasi Italia hoqi detyrimin që udhëtarët nga Bashkimi Europian, zona Shengen, Britania dhe Izraeli të karantinohen.

Në fundjavë pati turistë nga Gjermania, Franca, Austria dhe Zvicra.

“E dimë që do të duhet pak kohë derisa qyteti të mbushet me turistë dhe shpresojmë sa më shpejt për këtë,” thotë Roberto Menin, që punon në një dyqan akulloreje.

Qeveria italiane në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, vendosi të ofrojë dhe teste falas në aeroporte.

Turizmi përbën një të tretën e ekonomisë italiane dhe vendi nuk e ka luksin të humbë një tjetër sezon turistik.

Ndërkohë, nga qershori mbarë Bashkimi Evropian do të zbatojë një plan të unifikuar të regjistrimit të të vaksinuarve, të testuarve dhe të shëruarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë të hënën…