Italia i dërgon armë Ukrainës
Disa dhjetëra raketë lëshues Stinger, disa mijëra bombë mortaje 120, mijëra mitraloza Browing, miliona fishekë të kalibrit 12.7, 200 raketa C-c Mk72 Law, racione konserva ushqimore për ushtarë në front, mijëra helmeta e jelekë antiplumbi, dhjetëra raketa anti tank model Milan (Missile d’Infanterie Léger Antichar) janë disa nga armët e përfshira në listën e armatimeve që Italia do të dërgoj në ndihmë të ushtrisë ukrainase.
Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Italian ka aprovuar një listë top sekrete armësh që së shpejti do të nisen drejt kufirit ukrainas, e cila përmban dhe armët e mësipërme.
Vendimi u aprovua me votën e 367 deputetëve që votuan pro, 25 të tjerë votuan kundër e 5 deputetë abstenuan.
Ky vendim qe pjesë e draft ligjit të emërtuar “Ukraina”, që parashikon ndihmë humanitare, armatime e municione për popullin ukrainas.