Italia i jep fund karantinës për turistët evropianë

14 maj 2021 | 17:14

Italia ka njoftuar përfundimin e mini-karantinës pesë-ditore të vendosur deri më tani për pasagjerët nga vendet e Bashkimit Evropian, me synimin për të ringjallur sektorin e turizmit.

Hyrja nga vendet e BE-së, Britania dhe Izraeli mund të behet vetëm me një test negativ. Masa do të hyjë në fuqi të dielën.

Italia mbështetet shumë tek turistët e huaj për rimëkëmbjen e saj ekonomike, pasi sektori i turizmit përbën rreth 13% të PBB-së së saj.

Ndërkohë që kufizimet për udhëtarët nga Brazili do të qëndrojnë në fuqi, sipas të njëjtit protokoll, duke ndaluar hyrjen në Itali përveç rasteve specifike të përcaktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini ka kritikuar kryeministrin e…