Italia, kampione e Evropianit në Prishtinë

17 korrik 2023 | 11:59

Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste, Divizioni B, të mbajtur në Prishtinë. Të dielën në finalen e madhe, Italia fitoi ndaj Austrisë me rezultat bindës, 29:21.

Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ka shfaqur nivel të lartë edhe në finale, duke realizuar aksione të bukura dhe mbrojtje shumë të fortë. Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa në të dytën italianet dominuan plotësisht.

Federata e Hendbollit të Kosovës uron Italinë për suksesin e madh në ngjarjen e shkëlqyer të mbajtur për nëntë ditë në kryeqytetin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e…