Italia kërcënon të pezullojë fondet e BE-së për emigrantët
24 gusht 2018
| 16:27
Zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se do të marrë një qëndrim “të fortë” ndaj Komisionit Evropian, gjatë një takimi në Bruksel, në lidhje me zhvendosjen e emigrantëve nga anijet në portin në Sicili.
Di Maio ka përsëritur se Roma është gati të pezullojë fondet e BE-së për këtë rast.
“Një qëndrim i butë, nuk funksionon”, ka thënë zëvendëskryeministri italian.
Ai ka thënë se “është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë”.
Përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së, do të takohen sot për të diskutuar zhvendosjen e rreth 150 emigrantëve nga anija “Diciotti”.
Italia këmbëngul që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e pranimit të emigrantëve.