Italia konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave për Kosovën

10 qershor 2020 | 21:08

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu ka inkurajuar institucionet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura.

“Takimi i sotëm me Zv. Kryeministrin, Driton Selmanaj ishte i frytshëm. Bashkë shqyrtuam përparësitë e qeverisë, përfshirë reformën në drejtësi dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja. Duke konfirmuar mbështetjen e #Italisë në liberalizimin e vizave për #Kosovën, inkurajova forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura”, ka shkruar Ormando në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 8 shkurti deri më 10 qershor 2020, në Laboratorin…