
Italia kualifikohet në finale të ‘Euro 2020’
Italia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi në gjysmëfinale e mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 0-0. Pas një ore lojë, Federico Chiesa shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-0, kurse për Spanjën dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt rezultatin e barazoi Alvaro Morata.
Në dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta, Spanja ishte skuadër me e mirë por nuk arriti të gjejë golin fitores. Në penallti Italia ishte me e suksesshme duke fituar me rezultat 4-2, kurse penalltinë vendimtare që i siguroi italianëve plasmanin në finale e shënoi Jorginho.
Finalisti i dytë vendoset nesër në mbrëmje ku do të takohen Anglia dh Danimarka.
/Epoka e re/