Italia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon, i dënuar për dhunimin e një vajze shqiptare

15 shkurt 2022 | 14:31

Gjykata e Lartë konfirmoi më 19 janar dënimin me nëntë vjet burg për Robinhon, i akuzuar për dhunë seksuale në grup ndaj një gruaje shqiptare 23-vjeçare në vitin 2013, kur braziliani kishte veshur fanellën e Milanit.

Pak ditë më vonë, Prokuroria Publike e Milanos përgatiti një kërkesë ekstradimi për ish-futbollistin dhe mikun e tij Ricardo Falco, i cili u dënua për të njëjtin krim. Për të dy është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar; sot Robinho jeton në izolim total dhe, siç raportohet nga Il Corriere della Sera, duhet të shpresojë që Brazili do të vazhdojë të mohojë ekstradimin, sipas Kushtetutës.

Edhe Pato dhe ish-shokët e tjerë pretendojnë se klasa e 1984-ës është zhdukur nga radarët dhe ka mbyllur të gjitha urat me Evropën, duke shkëputur të gjithë numrat e vjetër të telefonit, shkruan tuttomercato.

Përveç fotove të publikuara në rrjetet sociale, nuk ka më asnjë gjurmë të tij. Ai jeton i mbyllur në vilën bregdetare të Guaruja, në shtetin e Sao Paulos, ku bën një jetë normale së bashku me gruan e tij Vivian Guglielmetti dhe tre fëmijët e tyre, të cilët nuk e kanë braktisur pavarësisht akuzave të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…