Italia liron nga burgjet disa shefa të mafive

26 prill 2020 | 08:46

Disa shefa të mafive italiane janë liruar nga burgjet në bazë të rregullave të reja për koronavirusin, njoftoi prokurori shtetëror anti-mafia në Itali.

Francesco Bonura, një shef me ndikim në grupin sicilian “Cosa Nostra”, Vincenzo Iannazzo, anëtar i grupit “Ndrangheta”, dhe Pasquale Zagaria, anëtar i grupit “Casalesi”, janë vendosur në arrest shtëpiak, tha prokurori Federico Cafiero De Raho.

Për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit brenda burgjeve dhe qendrave korrektuese, qeveria italiane e ka autorizuar vendosjen e të burgosurve që u kanë mbetur më pak se 18 muaj dënim në arrest shtëpiak.

Prokurori De Raho tha se këta tre persona janë duke u mbajtur në masa të veçanta të izolimit për ta shmangur kontaktin me personat jashtë burgut për shkak të roleve që kanë pasur në organizatat mafioze. Ai shtoi: “Posa të dërgohen në shtëpi, këto masa sigurisht që nuk do të zbatohen më”, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të…