Italia mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve respektive
Fillimisht, ministri Mustafa e ka informuar ambasadorin italian lidhur me objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB-në dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Ndërsa ambasadori Sardi, ka thënë së Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.
Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.
/Epoka e re/