Italia, ‘mbretëreshë’ e Evropës

11 korrik 2021 | 23:57

Italia është “mbretëreshë” e re e Evropës, pasi në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” e mposhti Anglisë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2. Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta përfunduan me rezultat 1-1.

Ishte Anglia ajo që kaloi e para në epërsi 0-1, vetëm pas dy minutave lojë. Shënues ishte mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw. Pjesa përfundoi me ketë rezultat, derisa në pjesën e dytë italianët ishin me kërkues dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 67-të, kur mbrojtësi Leonardo Bonucci e shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e Anglisë dhe shënoi nga afërsia për 1-1.

Ashtu si koha e rregullt, edhe dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta përfunduan me rezultat të barabartë 1-1. Në penallti me e suksesshme ishte Italia që shënoi 3 penallti dhe humbi dy, derisa Anglia shënoi dy penallti dhe humbi tri të tjera.

Për Italinë shënuan Berardi, Bonucci dheBernardeschi, kurse dështuan Belotti dhe Jorginho. Për Anglinë shënuan Kane dhe Maguire, kurse dështuan Rashford, Sancho dhe Saka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si koha e rregullt, edhe dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë…