Italia mbyll aeroportet për migrantët

07 tetor 2018 | 21:05

Italia do të mbyllë aeroportet e saj për aeroplanët që do të sjellin emigrantë nga Gjermania pa lejen e saj, deklaroi sot ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, duke e rënduar një mosmarrëveshje midis partnerëve të BE mbi alokimin e përgjegjësisë për azilkërkuesit.

E përditshmja italiane “Republika” shkruan sot se agjencia gjermane për refugjatë u dërgoi “dhjetëra letra” emigrantëve, duke i këshilluar të ktheheshin në Itali, dhe transferimi i parë i tillë është planifikuar për 9 tetor.”Nëse disa në Berlin ose në Bruksel mendojnë se dhjetëra migrantë do të sillen përmes  fluturimeve  të paligjshme, ata duhet të dinë se nuk ka dhe nuk do të jetë asnjë aeroport të disponueshëm,” ka deklaruar Salvini, transmeton “Reuters”. Italia dhe Gjermania po punojnë në një marrëveshjes sipas të cilës Gjermania do t’i kthejë emigrantët në Itali, të cilët tashmë kishin aplikuar për azil në atë vend, por kjo marrëveshje ende nuk është nënshkruar, shkruan “kp”.

Roma zyrtare kërkon një modifikim të Marrëveshjes së Dublinit për të vendosur shpërndarjen automatike të azilkërkuesve në të gjithë BE-në, në vend që t’u kërkojë emigrantëve të qëndrojnë në vendin e parë në të cilin kanë hyrë në Union, siç është tani. Po ashtu kërkohet ndryshimi i mandatit të misionit “Sofja”, sipas të cilit të gjithë migrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe duhet të dërgohen në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Duli është i ftuari i kësaj jave n’Kosovë Show.…