Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet, shkak koronavirusi
04 mars 2020
| 14:40
Italia ka njoftuar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për shkak të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i vdekjeve në të gjithë vendin është rritur në 79.
Qeveria ka urdhëruar në të gjithë vendin të mbyllen të gjitha shkollat deri në mes të marsit, njoftoi agjencia e lajmeve “Ansa”.
Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura nga Italia e veriut ishin mbyllur tashmë 10 ditë më parë, por shpërthimi që nga atëherë është përhapur, me më shumë se 2 500 njerëz të infektuar.