Italia me numrin më të ulët të vdekjeve në dy javët e fundit
05 prill 2020
| 19:44
Italia ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, brenda një dite, që nga 19 marsi.
Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali tha se 525 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve.
Ai shtoi se ka pasur gjithashtu një rënie të numrit të personave në spital ose që kërkojnë kujdes intensiv.
Pothuajse, 129,000 njerëz janë infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali dhe gjithsej 15.887 kanë vdekur.