
Italia mposhti Armeninë
05 shtator 2019
| 20:53
Italia ka vazhduar bilancin e qindpërqindtë në rrugën për Euro 2020, duke e mposhtur Armeninë në xhiron e pestë të Grupit J kualifikues.
Italia fitoi si mysafire 1 me 3. Karapetian realizoi për armenët i pari, para se Andrea Belotti me dy gola dhe një tjetër i Pellegrinit të kthenin rezultatin në favor të italianëve.
Italia i prin grupit me 15 pikë, gjashtë para Finlandës si ndjekëse e parë.