Italia mund Greqinë, shpallet fituesja e mini-turneun ‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku’

10 janar 2020 | 21:32

Italia shpallet fituesja e mini-turneut miqësor simbolik “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, duke mundur kështu me rezultatin minimal 1-0 kombëtaren e Greqisë.

Goli për të kaltrit vjen pikërisht në momentin më të mirë të helenikëve të cilët ishin duke administruar të gjithë lojën. Por një dalje në krahun e djathtë të fushës së ish mesfushorit të Milanit, Cristian Zaccardo, i cili shfrytëzoi shpejtësinë për të shkuar në fundore dhe e drejtoi topin në zonën e rreptësisë.

Në tentativë për të larguar topin, numri katër i ekipit grek, e devijoi topin në drejtim të rrjetës. Sfida ishte shumë e kujdesshme duke u parë qartë dhe lodhja tek dy kombëtaret respektove. Italia fituese ngriti në qiell dhe një kupë në formë simbolike të dhuruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Kujtojmë që kjo mini-turne kishte në fokus personat e prekur nga tërmeti, dhe të gjithë paratë e përfituara nga kjo sfidë do të dërgohen në formën e bamirësisë në drejtim të familjeve të prekura. Futbolli kontribuon në këtë mënyrë edhe pse në mënyrë modeste për një situatë tepër të vështirë në të cilën u ndodh vendi ynë pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar ku mbetën u regjistruan 51 të vdekur qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi të pa banueshme. /TCH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA zbuloi sot sanksionet e reja të njoftuara kundër Iranit,…