Italia mund të bëhet shteti i parë në Evropë që ua kërkon punëtorëve vaksinën kundër Covidit
16 shtator 2021
| 16:21
Italia është duke planifikuar të bëhet shteti i parë në Evropë që do t’ua kërkojë vaksinat kundër Covid-19 të gjithë punonjësve, qoftë të sektorit privat apo publik.
Qeveria e Italisë ka prezantuar një draft-propozim, i cili do të hyjë në funksion nga tetori, ku do të kenë vaksina digjitale të gjithë punonjësit.
Ky projekt synon që të përmirësohet shifra e personave që e marrin vaksinën kundër Covid-19, po ashtu edhe do të zvogëlohet shkalla e infeksioneve nga koronavirusi.
Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19,ose janë duke u shëruar nga koronavirusi, ose që kanë rezultat negativë për virusin kundër Covid-19, shkruan “Euronews”.