Italia mund t’ju japë 28,000 € për të jetuar në këto fshatra piktoreskë, nëse plotësoni 4 kushte
Nëse keni menduar – ose ëndërruar – që të nisni një biznes të vogël lokal në një fshat piktoresk – në këtë rast në jug të Italisë – tani mund të jeni në gjendje ta bëni dhe mbi të gjitha: Të paguheni për këtë!
Rajoni i Kalabrisë po planifikon që të ofrojë 28,000 euro për një maksimum prej tre vjetësh për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatra jo shumë të banuar, me afro 2,000 banorë. E gjitha kjo lidhet me idenë e gjallërimit të komuniteteve ku popullsia ka pësuar rënie, raporton CNN.
Vendet përfshijnë fshatra afër detit ose nëpër male – ose në të dyja. Për të marrë paratë, banorët e rinj duhet të plotësojnë disa kushte:
- Të angazhohen për të filluar një biznes të vogël nga e para ose të merren me diçka që ekziston.
- Duhet të marrin lejen e qëndrimit.
- Të jenë maksimumi 40 vjeç.
- Të jenë të gatshëm që të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga aplikimi (nëse kanë sukses).CIVITA
Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, tha për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 1,000-800 euro për dy deri në tre vjet. Në të kundërt, mund të ketë një financim për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar – qoftë B&B, restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.
“Ne jemi duke rregulluar detajet teknike, muajt e saktë dhe kohëzgjatjen e fondeve dhe nëse duhet të përfshijmë edhe fshatra me deri në 3,000 banorë. Ne kemi pasur tani një interes të madh nga fshatrat dhe shpresojmë, nëse kjo skemë e parë funksionon, që ta ndjekim në vitet e ardhshme.”
CIVITA
Në skemë përfshihen shumë rajone të Kalabrisë, përfshirë edhe Civita, themeluar në shekullin XV nga shqiptarët që u larguan për shkak të pushtimit osman (arbëreshët).
Kjo është një nga disa strategji të ngjashme të rajoneve italiane për të gjallëruar ato që njihen si “komunitetet e vdekura”. Strategjia më e përdorur është “shtëpi për €1”