Italia nis përgatitjet për planin se si do të shpenzojë paratë e ndara nga BE-ja
Kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE), ranë dakord në korrik për një fond prej 750 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të bllokut nga koronavirusi, Italia mori pjesën më të madhe.
Por përpara se t’i japë paratë Romës, Brukseli dëshiron të dijë se si vendi po propozon t’i shpenzojë ato.
Italia të mërkurën do të paraqesë një plan që synon t’ia prezantojë Komisionit Evropian.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar se ai nuk dëshiron të harxhojë asnjë “euro të vetme” në mënyrë të kotë. “Ka disa reforma thelbësore që Italia duhet të ndërmarrë për t’u siguruar që të arrijë qëllimet e saj të rritjes ekonomike. Ato përfshijnë administratën publike të Italisë, sistemin e taksave dhe tregun e punës. Italia do të dërgojë projekt propozimin e saj në Bruksel deri më 15 tetor, ndërsa afati i fundit për të paraqitur planin përfundimtar është caktuar për janarin 2021. Atëherë do t’i mbetet Komisionit të BE-së të thotë nëse përputhet me pritshmëritë e tij apo jo”, ka deklaruar ai./ Euroneës