Italia pa dy futbollistë ndaj Argjentinës

30 maj 2022 | 16:12

Italia do të përballet të mërkurën me Argjentinën, në sfidën që vlen për International SuperCup, ose siç quhet ndryshe, “finalissima”. Kombëtarja Axurre ka humbur shërbimet e dy futbollistëve.

Trajneri Roberto Mançini nuk do ketë në dispozicion Nicolo Zaniolon dhe Moise Kean pas problemeve fizike që shfaqën të dy futbollistët. Fillimisht u mendua se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por ekzaminimet mjekësore treguan të kundërtën. Itali-Argjentinë luhet më 1 qershor në “Wembley”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të…