Italia përballet me Maqedoninë, ky është reagimi i Bastonit

24 mars 2022 | 10:42

Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni ka folur para ndeshjes që Italia e zhvillon sonte kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se italianët e meritojnë të shkojnë në Kupën e Botës.

“Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë. Të shtrëngojmë dhëmbët e të luftojmë së bashku. E meritojmë të vazhdojmë përpara, e meritojmë të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë 22-vjeçari.

Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 20:45.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja shkodrane, Angela Martini, ka disa vite që jeton në…