Italia përplaset me BE-në për turizmin

20 maj 2020 | 12:43

Kriza e turizmit në Itali rrezikon të thellohet dhe pas hapjes së vendit dhe marrjes fund të regjimit të izolimit që për më shumë se dy muaj mbylli hotele, rezidenca turistike e restorante për shkak të pandemisë Covid 19.

Rreziku i kësaj krize shtohet pas nënshkrimit të një marrëveshje mes disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si Gjermania, Austria, Kroacia, Sllovenia e Republika Ceka për krijimin e një korridori Covid Free që lejon turistët e Evropës Veriore drejt plazheve dhe pikave turistike të vendeve të ish Jugosllavisë.

Europarlamentarët italianë kanë denoncuar se Komisioni Evropian ka lejuar nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve me riskun diskriminues për turizmin italian. E tillë është dhe marrëveshja e një projekti pilot nënshkruar me ishujt Baleari të Spanjës që do të drejtojë turistët nga zona të caktuara të Gjermanisë e Evropës drejt vendeve me përhapjen me të ulët të infektimit nga Covid 19.

Eurparlamentarët italianë kanë dorëzuar kërkesën e një interpelance parlamentare me Komisionin Evropian për t’i dhënë fund iniciativa të tilla që sipas tyre diskriminojnë turizmin italian, duke kërkuar madje që Evropa të gjobisë çdo vend që ndërmerr nisma të tilla unilaterale e që dëmtojnë Italinë.

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka zhvilluar një videokonferencë me Ministrat e Jashtëm të vendeve Kroaci, Greqi, Slloveni, Gjermani, Portugali, Spanjë, Austri e Qipro ku ka kërkuar një shpirt evropian në eliminimin e korridoreve turistike unilaterale e bilateral duke kërkuar një konkurrencë të drejtë turistike, hapjen e kufijve dhe eliminimin e Italisë nga lisat e zezë e Ministrisë së Jashtme të disa vendeve që këshillojnë udhëtimin në këtë vend.

Pas kësaj video konference Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka deklaruar se është ende shpejt për të vendosur për pushimet në Itali e Spanjë. Edhe pse u shpreh kundër marrëveshjeve dypalëshe për korridore turistike Covid free, Ministri i Jashtëm gjerman shprehu skepticizmin e tij me urimin që të gjitha vendet evropian të kenë situatën nën kontroll në mënyrë që të udhëtohet pa rezerva.

Ndaj kësaj përplasjeje ka reaguar dhe presidenti francez Emanuel Makron i cili tha se Franca nuk ka imponuar ndalimin e udhëtimeve në Itali dhe nuk ka mbyllur kufijtë. Ai ka deklaruar se do të jetë një sezon turistik në Evropë.

 

/Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…