Italia planifikon një hapje të re më 6 janar
I gjithë territori i Italisë (me përjashtim të Abruzzo) do të kthehet në zonë te verdhë pas 6 janarit afatit te vendosur nga autoritetet.
Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo do të varet nga trendi i infeksioneve nw vend.
Pas dekretit të kryeministrit Conte, këto rajone të kthehen në ngjyrë të verdhë pasi që nga Krishtlindja e gjithë zona qëndroi e mbyllur për të evituar përhapjen e infeksionit si pasojë e festave të fundvitit.
Zonat e Veneto, Liguria dhe Kalabria janë zonat me tw rrezikuara duke u ndjekur nga Puglia e Lombardia, ndaj dhe ekspertet nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të tyre në zona të kuqe.
Nga ana tjetër fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ne Itali ka filluar që prej 30 dhjetorit dhe afro 45 mijë persona kryesisht personeli shëndetësor dhe administrata publike e jo vetëm, i janë nënshtruar asaj në fazën e parë.