Italia po dominon në Evropë
Më në fund, pas shumë vitesh, Serie A po kthehet protagoniste edhe në Evropë. Tre ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, Inter, Milan e Napoli, siguruan fitore në sfidat e para të 1/8 duke hedhur një hap të rëndësishëm për më tej.
Një perfomance pozitive dhuruan edhe katër ekipet e tjera, dy në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës, të katërt të kualifikuara. Juve shkëlqeu me Di Marian, ndërsa Roma kaloi me tej pas fitores së pastër 2-0 përballë Salzburg.
Në Ligën e Konferencës vijon aventurën Lazio, me kryeqytetasit që dolën të pamposhtur nga transferta përballë Cluj, i falen fitores minimale 1-0 në sfidën e parë. Me 7 gola të shënuar në dy ndeshje, një biletë për më tej siguroi edhe Fiorentina përballë Bragas.
Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Serie A mund ta shoh vetëm me shtatë ekipe të kualifikua në të gjithë kompeticionet e organizuara nga UEFA, diçka që nuk ndodhte që ka periudha e artë në vitet 80-90.