Italia publikon listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve
06 qershor 2023
| 12:29
Kombëtarja e Italisë e ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve, në të cilët “të kaltërit” do të përballen ndaj Spanjës të premten më 15 qershor.
Trajneri Roberto Mançini ka përzgjedhur me kujdes dhe ka thirrur lojtarët më në formë momentalisht të cilëve u ka besuar fushën e blertë.
Në rast triumfi kundër Spanjës, Italia do të ndeshet në finale me njërin mes Holandës dhe Kroacisë.