Italia reagon për moscertifikimin e Listës Serbe: Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së

24 dhjetor 2024 | 16:15

Italia ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe.

Në një reagim, Ambasada e Italisë ka shprehur shqetësimin për këtë vendim.

Më tutje, ata kanë vlerësuar se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion.

“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Italisë

Sjellim ndër mend që Lista Serbe është ankuar në PZAP për këtë vendim të KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurti, gazetës kroate: Beogradi kryen sulme terroriste dhe sabotazh në…