Italia regjistron fitoren e parë në kualifikuese
26 mars 2023
| 22:51
Italia ka regjistruar fitoren e parë në këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas humbjes ndaj Anglisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Manqinit triumfuan sonte në udhëtim kundër Maltës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin nacional “Ta’Qali” përfundoi me rezultatin e pastër, 0:2. Të dy golat e fitores për “Azzurrët” u shënuan në pjesën e parë.
Mateo Retegui (15’) dhe Matteo Pessina (27’) ishin autorët e golave të fitores. Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e tyre e dytë në Grupin C, aty ku prin Anglia me gjashtë pikë.
Italia pas kësaj fitore ka tre pikë dhe tani renditet e dyta, por me pikë të njëjta me Maqedoninë e Veriut që ka një ndeshje më pak. Malta është në pozitën e fundit dhe pa pikë.