Italia sfidon Anglinë dhe Turqinë për të organizuar ‘Euro 2028’
Italia është zyrtarisht kandidate për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2028 ose 2032. UEFA ka konfirmuar lajmin me anë të një deklaratë për shtyp, ku në garë janë dhe Turqia, Mbretëria e Bashkuar e Irlanda.
UEFA ka marrë sot 3 dosje ofertash nga shoqatat kombëtare të interesuara për organizimin e Kampionatit Evropian 2028 dhe 2032. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, e përfaqësuar nga shoqatat e futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit, kanë dorëzuar ofertat e tyre për Euro 2028.
Federata Turke e Futbollit ka paraqitur ofertën e saj për të pritur Euro 2028 ose 2032 dhe për sa i përket Italisë, Federata e Futbollit ka paraqitur dosjen e kandidaturës për Euro 2032.
UEFA ka falënderuar të gjitha shoqatat kombëtare për dërgimin e dosjeve të tyre. Gjatë muajve të ardhshëm, administrata e UEFA-s do të vlerësojë secilën nga ofertat, me votën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përcaktimin se kujt do t’i jepet e drejta për të pritur të dy edicionet në tetor.