Italia shënon dy gola ndaj Shqipërisë

15 qershor 2024 | 21:20

Ishte një avantazh fantastik për aq zgjati. Italia ka arritur të gjejë shpejt golin e barazimit, në “Signal Iduna Park”, teksa vetëm 9 minuta pas golit të “Legjionarëve” kanë arritur të tundin rrjetën e Thomas Strakoshës.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Alessandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgon topin në rrjetën e “Kuqezinjve”. Rezultati shkon në 1 me 1.

Italia e gjeti shpejtë edhe golin e dytë nëpërmjet Barrelas, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është padyshim një nisje magjike. “Legjionarëve” të Kombëtares Shqiptare u…