Italia shënon në fund, kualifikohet si e dyta në grup

24 qershor 2024 | 23:06

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, dhe Kroacia po përgatitej për festë, në skenë doli Zaccagni.

Ky i fundit ia mohoi fitoren me një gol në minutën e 98-të të ndeshjes, duke shënuar për rezultatin përfundimtar prej 1-1.

Kroacia ishte më e mirë deri të shënimi i golit në minutën e 56-të nga Modric, i cili pasi huqi penalltinë, u gjet mirë në zonë për të shënuar nga afër.

Pas këtij barazimi, tashmë Kroacia kalon në vendin e tretë me 2 pikë, dhe me shumë pak gjasa për të kaluar tutje.

Ndërkohë, Italia e kalon grupin si e dyta, me 4 pikë të mbledhura në 3 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është eliminuar nga Kampionati Evropian,…