Italia shënon rekord të ri të inflacionit
28 tetor 2022
| 22:21
Inflacioni në Itali ka shënuar një rekord të ri në muajin që po lëmë pas. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Statistikave, në muajin tetor inflacioni shënoi 11.9%, ndërsa në bazë mujore rritja është 3.5%.
Kjo është përqindja më e lartë e 38 viteve të fundit.
Ushqimet, me bazë vjetore, shënuan rritje me 13,1%. Sipas Shoqatës Italiane të Konsumatorëve Codacons, për çdo familje italiane, shpenzimet do të arrijnë në total 3655 euro.
Vetëm për sektorin e ushqimeve, kostot shtesë, për çdo familje, llogariten në 752 euro.
Sipas presidentit të Codacons Carlo Rienzi “kjo do t’i detyrojë italianët të reduktojnë ndjeshëm blerjet e tyre për Krishtlindje, me pasoja të mëdha negative për të gjithë sektorin tregtar”.