Italia triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut
17 nëntor 2023
| 23:39
Italia ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 5-2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Të parët në epërsi kaluan italianët me anë të Matteo Darmianit në minutën e 16’. Federico Chiesa pak para se të përfundojë pjesa e parë shënoi dy gola për ta trefishuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, maqedonasit e ngushtuan epërsinë me anë të Jani Atanasov, në minutën e 52’.
Atanasov shënoi edhe njëherë në minutën e 74’. Megjithatë, Giacomo Raspadori e shënoi golin e katërt për italianët në minutën e 81’.
Për golin e pestë u përkujdes Stephan El Shaarawy, në minutën e 93’ Italia pas shtatë xhirove ka 13 pikë në grupin C, me pikë të babarabarta me Ukrainën.
Ukraina dhe Italia do të ballafaqohen më 20 nëntor.