Italia zhgënjen Pirlon: Bëra gjithçka për kombëtaren

10 gusht 2018 | 18:20

Ndonëse ishte shumë pranë emërimit si ndihmës i Roberto Mançinit në stolin e kombëtares italiane, Andrea Pirlo dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit nuk e gjetën gjuhën e përbashkët.

Ish-kampioni i botës nuk e fshehu zhgënjimin për këtë mundësi të humbur teksa thekson se gjithçka ka ndodhur për arsye ekstra sportive.

“Unë kam qenë gjithmonë korrekt. Që në fillim kam vënë në dijeni përfaqësuesit e Federatës për kontratat e mia me sponsorët, përfshirë edhe atë me ‘Sky Sport’ si opinionist, të cilën po e mbyllja pikërisht për shkak të Italisë. Nuk e kam kuptuar pse gjithçka dështoi”, ka thënë Pirlo. “Kisha sakrifikuar shumë për të qenë pranë kombëtares dhe për ta dhënë kontributin tim. Gjatë kësaj vere kam kryer edhe një kurs trajnimi, por tashmë mbaroi gjithçka. Do të vijoj të mbetem tifozi i parë i Italisë dhe do ta ndjek e mbështes kudo përfaqësuesen time”, ka deklaruar Pirlo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Distria Krasniqi nuk ka arritur të kalojë në finale…