Italia, zyrtarisht kandidate për Lojërat Olimpike
01 gusht 2018
| 21:48
Komiteti Olimpik Kombëtar Italian ka dhënë miratimin sot, për kandidaturë ne Italisë për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026.
Vendimi është dhënë pasditen e sotme, ndërsa projekti është që të kandidohet me tre qytete, Cortina, Milano dhe Torino.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, i cili nëpërmjet një statusi në Tëitter, tha se për këtë projekt mungon tërësisht qartësia.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rajonin e Venetos, e cila mirëpret këtë projekt dhe uron që të triumfojë kandidatura italian, pasi do të ishte një mundësi e mirë për Cortinan.