Italianët e zbuluan virusin “Korona” edhe në lotët e një pacienti
23 prill 2020
| 10:38
Zbulimi më i fundit tregoi se sytë gjithashtu luajnë një rol në infeksion dhe në përsëritje të virusit.
Studimi u bë në Italia dhe tregon pse është veçanërisht e rëndësishme ta shmangni përballjen me njëri-tjetrin në mënyrë që të shmangni infeksionin nga virusi “Korona”.
Studiuesit italianë tani kanë qenë në gjendje të dëshmojnë se virusi mund të gjendet edhe në lëngun e lotëve. “Hulumtimi ynë tregon se sytë nuk janë vetëm një nga portat që virusi të hyjë në trup, por edhe një burim i mundshëm i infeksionit”, tha Concetta Castilletti, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë hulumtim. Ajo sugjeroi që njerëzit të mbajnë maska dhe doreza, patjetër.