Italianët i thonë “adios” Silvio Berlusconit
Duartrokitje dhe emocione për lamtumirën e fundit të ish kryeministrit Silvio Berlusconit në Duomo të Milanos.
“Ishte një njeri: një dëshirë për jetë, një dëshirë për dashuri, një dëshirë për gëzim. Dhe tani ne festojmë misterin e përmbushjes. Ai është një burrë dhe tani takohet me Zotin”, tha Imzot Mario Delpini, kryepeshkop i Milanos gjatë predikimit.
Fëmijët e Berlusconit falënderuan të pranishmit në Piazza Duomo. Një ditë zie kombëtare dhe një javë ndërprerje e punës së Kuvendit .
Trupi do të digjet dhe hiri do të ruhet në kapelën e familjes në Arcore.
Kujtojmë se Berlusconit ndërroi jetë në 12 qershor në moshën 86-vjeçare pas një beteje të gjatë me probleme të shumta shëndetësore. Ai fillimisht u dërgua nga spitali në vilën e tij në Arcore, pak jashtë Milanos, ndërsa turma njerëzish ishin mbledhur përgjatë rrugës për t’i dhënë lamtumirën politikanit ikonë