Italianët protestojnë pas masave kufizuese të pandemisë

27 tetor 2020 | 08:35

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Italisë të hënën kundër masave të reja kufizuese të pandemisë. Përplasje mes policisë dhe protestuesve u raportuan në disa qytete të mëdha, përfshirë Torinon, ku zyrtarët policorë u sulmuan me bomba me karburant, shkruan BBC.

Në Milano policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, përderisa dhunë u raportua edhe në qytetin jugor, Napoli.

Protestat filluan pas urdhrit të qeverisë qendrore për t’i mbyllur restorantet, baret, sallat e fitnesit dhe kinematë. Ky urdhër hyri në fuqi në orën 18.

Shumë rajone kanë vendosur edhe orë policore gjatë natës, përfshirë Lombardinë, ku ndodhet qyteti i Milanos, dhe Piemontin, ku ndodhet Torino.

Protesta pati edhe në më shumë se dhjetë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin Romë, Gjenovën, Palermon dhe Triestën.

Përderisa masat izoluese në pranverë u zbatuan në mënyrë paqësore, njoftimi për masa të reja është kundërshtuar menjëherë nga qytetarët.

Bizneset e vogla kanë thënë se ende janë duke e marrë veten nga izolimi i pranverës dhe se masat e tanishme mund të bëjnë që bizneset të bankrotojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adelina Ismajli, e cila javë më parë ka nisur emisionin…