Italianët që do përdorin anglishten në komunikimet zyrtare do gjobiten me 100 mijë euro

02 prill 2023 | 18:17

Zyrtarët italianë që përdorin anglishten apo gjuhë të tjera të huaja në komunikime zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro.

Kështu thuhet në projektligjin e ri të prezantuar nga Partia “Vëllezërit e Italisë”, të kryeministres Giorgia Meloni.

Projektligji pritet të ndalojë të gjitha gjuhët e huaja, por duket se fokusi është më shumë te përdorimi i fjalëve në anglisht.

Në draft thuhet se “përdorimi i kësaj gjuhe turpëron dhe ofendon gjuhen italiane,” dhe se situata përkeqësohet edhe më tej prej faktit që Britania e Madhe nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë “njohuri me shkrim dhe të folur të gjuhës italiane”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Marshojmë për drejtësi” e organizuar nga Platforma “Liria ka emër”,…