Italiania e bukur ‘vodhi’ spektaklin në tribuna në finalen e Ligës së Kampionëve
Bukuroshja Paola Saulino është tifozja e radhës që i ka mbushur faqet rozë falë dukjes së saj.
Italiania ka qenë e pranishme në Stadiumin Olimpik Ataturk në finalen e Ligës së Kampionëve duke marrë gjithë vëmendjen në tribuna.
Në ndeshjen e madhe në Stamboll, ajo i ka bërë konkurrencës kroates së popullarizuar, Ivana Knoll, e cila u bë e famshme në Kampionatin Botëror të Katarit.
Paola kishte zgjedhur të vishej me stil duke zbuluar më shumë sesa ishte mbuluar.
Ajo është një tifozë e klubit të Napolit, ndërsa për finalen e Ligës së Kampionëve kishte veshur një fund të shkurtër të verdhë të kombinuar vetëm me pjesën e jelekëve.
Ndryshe, Manchester City fitoi me rezultat 1-0 kundër Interit duke fituar për herë të parë në histori trofeun e garës më të madhe evropiane për klube.